Kosova

Xhudoja sjell Evropën në Prishtinë, Nora, Akili e Dardan Cena kalojnë pengesat e para

Evropiani i Hapur në Xhudo: Nora, Akili e Dardan Cena kalojnë pengesat e para

Tashmë në Prishtinë ka nisur Kampionati Evropian i Hapur në xhudo, që për herë të parë organizohet në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Dardan Cena e ka nisur me fitore Evropianin e Hapur.

Ai realizoi dy hedhje ndaj Valtteri Olinit të Finlandës dhe fitoi me Ippon.

Po ashtu edhe Nora Gjakova kaloi pengesën e parë, duke e mposhtur finlandezen Pihla Matikainen. Akil Gjakova po ashtu e kaloi pengesën e parë.

Nora në çerekfinale do të përballet me sllovenen Kaja Kajzer.

Vlen të theksohet se duelet finale do të jenë nga ora 16:00 dhe hyrja është pa pagesë.

Dy kampionet olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat në çerekfinale dhe gjysmëfinale.

Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë të njohur botërorë.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ftuar gjithë tifozët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të qenë të pranishëm në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, për t’iu dhënë përkrahjen e madhe garuesve tanë.