Lajme
Posta Austriake thyen rekord: Për një ditë dërgoi 1.4 milionë paketa
Industria e logjistikës është në fazën më të nxehtë të vitit. Porositja dhe dërgimi i dhuratave të Krishtlindjeve është duke vendosur rekorde për zyrat postare dhe të ngjashme.
Shërbimi postar në Austri shpërndau më shumë se një milion pako çdo ditë në muajin dhjetor. Zyrtarisht rekordi ditor është mbi 1.4 milionë pako, përcjell albinfo.at.
Punonjësit e Postës Austriake i kanë duart plot për momentin. Bumi në tregtinë në internet po shkakton një vërshim të vërtetë paketash.
1200 punonjës shtesë
Shërbimi postar pret rreth 17.6 milionë paketa për tërë muajin dhjetor, një rritje prej më shumë se 6 për qind krahasuar me një vit më parë. Thuhet se mbi 1200 punëtorë shtesë janë duke u vendosur për të përballuar këto vëllime.
Nëse dëshironi të siguroheni që paketa juaj të jetë nën pemën e Krishtlindjes në kohë, duhet ta dërgoni në zyrën postare më së voni deri më 19 dhjetor. Nëse dërgesa është e destinuar në vendet fqinje, atëherë një ditë më parë.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje