Shqipëria

Shqipëria, ndër vendet më të varfra në Evropë

Shqipëria është radhitur ndër vendet e fundit sa i përket të ardhurave dhe fuqisë blerëse në Evropë. Kjo e bën të rangohet edhe si fuqi e dobët ekonomike krahasuar me vendet evropiane.

Të dhënat nga Eurostat flasin se të ardhurat për frymë në raport me PBB ishin sa 34% e mesatares se BE-së.

Nivelin më të lartë në rajon e ka Mali i Zi, me 50% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 44%, Maqedonia e Veriut me 42% dhe Bosnjë e Hercegovina me 35%.

Edhe treguesi tjetër i mirëqenjes individuale, ai i kosumit për frymë, i cili mat mirëqenien materiale, ose ndryshe të ardhurat sipas fuqisë blerëse, e rendisin Shqipërinë në fund të listës, së bashku me Bosnjë e Hercegovinën, me 41%.

Rekordin e mban Mali i Zi me 63%, Serbia me 53%, Maqedonia e Veriut me 50%.