Lajme

Anëtarët e Parlamentit Evropian dyshohet se janë shërbyer me ujë të kontaminuar

Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg sot janë paralajmëruar të mos pinë ujë nga shishet që u janë shërbyer, pas dyshimeve se ato janë të kontaminuara.

“Ju kërkohet që të mos pini prej asnjërës shishe në premisat e Parlamentit Evropian në Strasburg”, thoshte mesazhi emergjent që u ishte dërguar mijëra anëtarëve të stafit dhe politikanëve, shkruan Politico, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera, në mesazh përfshihej një numër emergjent mjekësor në rast se “dikush ka pirë ujë”, teksa njoftohej se shishet me ujë ishin dërguar edhe në zyrat e Presidentes, Roberta Metsola.

Ndryshe, në lidhje me rastin, shërbimi i shtypit i Parlamentit Evropian ka thënë që autoritetet franceze janë informuar dhe që po bëhen kontrollet e nevojshme.