Kosova
Bishtazhini i Gjakovës merr pamje mahnitëse për festat e fundvitit
Bishtazhini, gati për festat e fundvitit
Edhe këtë vit, fshati Bishtazhin i komunës së Gjakovës ka marrë pamje magjepsëse. Në prag të festës së Krishtlindjes ka marrë një pamje shumë tërheqëse që josh të gjitha moshat ta vizitojnë dhe ta përjetojnë atmosferën e këndshme të krijuar aty, shkruan albinfo.ch.
Ashtu si çdo vit për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, fshati Bishtazhin i Gjakovës është stolisur bukur duke ofruar pamje dhe kënaqësi për të gjithë vizitorët.
Fshati duket mahnitës, madje, po u jep leksion edhe vendeve të tjera të Kosovës, të cilat ende nuk kanë filluar dekorimet e fundvitit në shumë qytete.
Ky dekorim është realizuar nga banorët e fshatit, të cilët kanë thënë se për këtë punë janë angazhuar rreth një muaj. Ndërsa për t’u arritur kjo pamje, të rinjtë janë ndihmuar financiarisht nga bashkëfshatarët nga diaspora. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?