Maqedonia
SHBA do zgjerojë listën e zezë në Maqedoninë e Veriut
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, ka paralajmëruar të mërkurën zgjerimin e listës së zezë me persona të tjerë të dyshuar për korrupsion në Maqedoninë e Veriut.
Më 5 dhjetor, Departamenti amerikan i Shtetit e futi në listën e zezë ish-zëvendëskryeministrin maqedonas, Koço Angjushev, ndërsa para tij edhe disa politikanë dhe biznesmenë të tjerë të profilit të lartë, si kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko dhe biznesmeni kontrovers, Orce Kamçev, transmeton rel përcjell albinfo.ch.
Duke folur para gazetarëve në Shkup, Ageler tha se vendosja e Angjushevit në listën e zezë u bë pas “provave të shumta” për përfshirjen e tij në korrupsion. Ajo nuk dha hollësi apo emra të personave që mund të futen në listën e zezë të SHBA-së., por shtoi se Angjushevi nuk do të jetë emri i vetëm në listën e zezë.“Mund t’ju premtoj se ka njerëz të tjerë, rastet e të cilëve janë duke u përpunuar në Uashington. Nuk dua të spekuloj se kur do të shpallen, por ju premtoj se ky nuk ishte emri i fundit”, tha Ageleri.
Ajo theksoi se për vendosjen e tyre më të shpejtë në listën e zezë duhet kohë pasi “ky është një proces kompleks dhe i mundimshëm që kërkon siguri të plotë se persona të caktuar janë realisht pjesë e aktiviteteve korruptive”.
Hapat e tillë, siç tha Ageler, janë një mënyrë për Uashingtonin për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionit.“Ka një epidemi korrupsioni në këtë vend që ka prekur çdo sektor, çdo organizatë dhe vetëm duke vënë në dukje aktorët e korruptuar mund të fillojmë të ndihmojmë vendin që të merret me ato çështje”, theksoi ajo.
Ambasadorja Ageler njëkohësisht shprehu edhe dëshpërimin e saj nga mungesa e rezultateve në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. “Në 32 vjetët e fundit, apo nga shpallja e pavarësisë së vendit, Shtetet e Bashkuara kanë investuar gati gjysmë miliard dollarë për qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, por deri më tani nuk kanë dhënë rezultatet e pritura”, shtoi Ageler
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel