Lajme
Shifra marramendëse të shpenzimit të parave në TikTok
Dhjetë miliardë dollarë! Kjo është shuma që përdoruesit në gjithë botën kanë shpenzuar në TikTok, duke e bërë këtë aplikacionin e parë – që nuk është lojë – i cili arrin këtë nivel të ardhurash. Pritet që shumë shpejt të bëhet aplikacioni me fitimet më të larta.
Në një raport të fundit të “data.ai” renditen edhe katër aplikacione lojërash që kanë arritur këto shifra të ardhurash: Candy Crush Saga, Honor of Kings by Tencent, Monster Strike dhe Supercell’s Clash of Clans.
“TikTok është pranë momentit historik për t’u bërë aplikacioni me fitimet më të mëdha të arritura ndonjëherë. Parashikohet që ato të shkojnë në 15 miliardë dollarë në vitin 2024. Përdoruesit e këtij aplikacioni shpenzojnë 11 milionë dollarë në ditë”, tha Lexi Sydow, drejtuesja e data.ai, teksa prezantoi raportin e fundit.
Të ardhurat e TikTok-ut vijnë nga përdoruesit që blejnë dhurata për influencerët në këtë rrjet social, i cili më pas mban 50% të kësaj shume, ndërsa pjesa tjetër u kalon përdoruesve. Por nuk janë vetëm këto, pasi të ardhurat gjenerohen edhe nga reklamat. Në raport theksohet se dy aplikacionet e tjera që nuk janë lojë, Tinder dhe YouTube, kanë arritur nga 2 deri në 3 miliardë dollarë ndërsa po mbyllet viti 2023.
Edhe pse ka arritur në shifra të tilla, TikTok është mbyllur në disa shtete, pasi janë ngritur dyshime për vjedhje të të dhënave, por edhe për varësi të përdoruesve, të cilat më pas sjellin dëmtime në shëndetin mendor, por këto pretendime janë mohuar kompania në pronësi të “ByteDance” në Kinës.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar