Kuriozitete
Inteligjenca Artificiale, pjesë e rrjeteve sociale WhatsApp, Instagram e Facebook
Kompania Meta, e cila zotëron disa rrjete sociale dhe aplikacione komunikimi, ka zbuluar zyrtarisht teknologjinë e saj të inteligjencës artificiale (AI), të cilën po fillon ta zbatojë në to.
Quhet Meta AI, dhe nuk është një asistent i zakonshëm virtual dhe përdoruesit e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger në SHBA tashmë mund ta provojnë atë.
“Meta AI” ka një sërë avantazhesh teknike që mund të përmirësojnë përvojën e përdoruesit të aplikacioneve të lartpërmendura, aftësitë e tij nuk janë vetëm për argëtim, pretendon kompania.
Një nga funksionet është krijimi i tekstit në një imazh. Meta AI i Messenger-it dhe Instagram-it tani ka një opsion të quajtur Reimagine që do të marrë imazhe të krijuara nga AI dhe do të lejojë miqtë në një bisedë në grup t’i rafinojnë ato duke shtuar kërkesa të reja. E tëra çfarë ata duhet të bëjnë është të shtypin dhe mbajnë imazhin e krijuar, të shtojnë një pyetje dhe më pas do të rezultojë një publikim i ri i imazhit. Kjo veçori duket mjaft interesante dhe mund të jetë një nga veçoritë më të mira të Meta AI.
Përveç gjenerimit të imazheve, Meta AI mund të ndihmojë në zbulimin e pamjeve nga Reels, që duket si një opsion i dobishëm. Falë tij, ju do të mund t’i kërkoni AI që t’ju tregojë video në bisedën e AI dhe do të merrni pamje nga “Reels” që janë të rëndësishme për kërkesën tuaj.
Kur bëhet fjalë për Facebook, Meta AI do t’ju ndihmojë të krijoni kartat e ditëlindjes, të modifikoni postimet e faqes tuaj kryesore, të shkruani hyrjen e profilit tuaj të takimeve në Facebook dhe më shumë. Kompania po teston gjithashtu një funksion që do të lejojë krijimin dhe ndarjen e imazheve të krijuara nga inteligjenca artificiale në këtë rrjet social.
Krijuesit e përmbajtjes do të kenë gjithashtu pjesën e tyre të byrekut, pasi Meta AI do t’u mundësojë atyre t’u përgjigjen mesazheve nga komuniteti virtual në një mënyrë më të mirë dhe më të lehtë. Një prej tyre do të jetë që inteligjenca artificiale shkruan përgjigjet përkatëse në mesazhe direkte për ta.
Komentimi në grup do të mbulohet gjithashtu nga AI që do të jetë në gjendje të bëjë sugjerime për komentimin e temave në grup, por gjithashtu të sigurojë rezultate kërkimi dhe të krijojë përshkrime më të mira të produkteve në dyqane. Megjithatë, përdoruesit jashtë SHBA-së do të duhet të presin një kohë, e cila as nuk është paralajmëruar paraprakisht, për të provuar këtë lloj AI.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës