evente
Studentët shqiptarë të Cyrihut dhe Lucernit, festojnë bashkë Festën e Flamurit
Të mbledhur nga e gjithë Zvicra, studentët shqiptarë kanë festuar Ditën e Flamurit fundjavën e kaluar në Cyrih

Anëtarët e Kryesisë së shoqatës „Studenti“, Hysen Iseni, Eleonit Smajli, Albin Mamuti, Diellza Hyseni, Flakë Haziri, Hana Çeku, Krenar Sherifi dhe Rilind Sulja, është hera e parë që në këtë cilësi kanë marrë barrën të organizojnë një mbrëmje festive me rastin e kësaj dite të rëndësishme për shqiptarët.
Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin diplomatët shqiptarë; Sami Ukelli – ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Vigan Berisha – konsull kosovar në Cyrih, si dhe Rexhep Demiri – ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër.
Me fjalime para studentëve të mbledhur në këtë festë janë paraqitur Albin Mamuti dhe Flakë Haziri nga shoqata „Studenti”, si dhe Delvina Morina nga shoqata e studentëve në Luzern.
“Jetojmë larg trojeve tona, por atdhedashuria dhe përgjegjësia kombëtare është që të mos i harrojmë datat tona të rëndësishme të historisë tonë. Kur je larg atdheut, kjo përgjegjësi shtohet edhe më shumë dhe na kujton që këto festa t`i shënojmë së bashku”, tha Flakë Haziri, studente master në shkencat politike dhe Methods & Data në Universitetin e Zürichut.
Kjo traditë nuk fillon tani. Shoqata “Studenti” është aktive që nga viti 2000 dhe një ndër qëllimet kryesore e kësaj shoqate është bashkimi i studentëve me prejardhje shqiptare, thotë studenti tjetër, Albin Mamuti, master në shkenca kompjuterike në Universitetin Politeknik të Cyrihut (ETH).
Shoqatës “Studenti” në këtë mbrëmje festive i është bashkuar edhe shoqata e studentëve nga Lucerni. Kryetarja e kësaj shoqate, Delvina Morina, tha se ishte kërkesë e mbi 100 studentëve që të organizohen në një organizatë studentore.
Në mbrëmjen për Festën e Flamurit, studentët janë argëtuar nga bendi i njohur nga Tetova “Elita 5” dhe nuk ka munguar edhe muzika e zgjedhur nga solistja Laura Kastrati që është shoqëruar nga Ilir Derbaci dhe Demir Basha.
Kremtimi i 28 Nëntorit është njëri nga aktivitetet më të rëndësishëm të shoqatës “Studenti”, i cila tash sa vjet është bërë tradicional dhe organizohet për çdo vit për studentët e këtushëm shqiptarë.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike Raportimi i detyrueshëm i sulmeve kibernetike në infrastrukturën kritike...
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina
-
Forcohet frangu zviceran