Lajme

Sëmundjet e zemrës dhe kanceri, shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në Zvicër

Në Zvicër, 74,425 njerëz vdiqën vitin e kaluar me një moshë mesatare 77 vjeç për burrat dhe 83 për gratë.

Krahasuar me vitin 2021, shkalla e vdekshmërisë për meshkujt është rritur me 0,5 për qind dhe për femrat me 2,8 për qind.

Vitin e kaluar, sëmundjet kardiovaskulare ishin shkaku më i zakonshëm i vdekjeve në Zvicër me 27.5 për qind. I ndjekur nga kanceri me 23.1 për qind.

Kanceri i mushkërive shkaktoi shumicën e vdekjeve të lidhura me kancerin në 18.1 përqind te femrat dhe 20.3 përqind te meshkujt, transmeton albinfo.ch.

Këto dy sëmundje tashmë përbëjnë gjysmën e të gjitha shkaqeve të vdekjeve vitin e kaluar.

Në vendin e tretë është demenca me 8.8 për qind, siç shkruan në një deklaratë Enti Federal i Statistikave (BFS). Atje shkalla e vdekjeve u rrit me 12.2 për qind për gratë dhe me 7.5 për qind për burrat. Më pak vdekje për shkak të Covid-19 Covid-19 shkaktuan gjithsej 5.5 për qind të vdekjeve në 2022. Gjithsej 4,114 njerëz vdiqën nga Covid-19. Virusi tani ishte vetëm shkaku i pestë më i zakonshëm i vdekjeve në Zvicër. Shkalla e vdekshmërisë ra me 33.6 për qind për gratë dhe me 34.1 për qind për burrat. Mosha mesatare ishte 85 vjeç për gratë dhe 82 vjeç për burrat. Gjashtë persona kanë vdekur nga efektet anësore të vaksinimit kundër Covid-19. Në vitin 2021 ishin 19, shkruante BFS.

Më shumë vdekje në trafikun rrugor

Në vitin 2022, 233 persona me moshë mesatare 60 (femra) dhe moshë mesatare 54 (burra) kanë vdekur në aksidente në trafikun rrugor. Shkalla e standardizuar e vdekjeve për burrat ishte tre herë më e lartë se ajo për gratë. Shkalla e vdekjeve u rrit me 71 për qind për gratë dhe me 13 për qind për burrat, që do të thotë 17 vdekje më shumë se në vitin 2021.