Lajme
Dy jubile: 10 vjet dhe 70 numra, të revistës albinfo.ch
Në këto dhjetë vjet, revista në trajtën e shtypur ka shërbyer si një version më i përzgjedhur e më përfaqësues, i asaj që shënonte çdo ditë versioni bazë, ai online i platformës sonë
Doli numri më i ri, i 70-të, i revistës albinfo.ch. Pos që është jubilar si numër “i rrumbullakët”, i 70-të, botimi më i ri, ky që keni në duar, është jubilar edhe si vit. Siç mund të shihet edhe në foton e ballinës, numri i parë i revistës sonë ka dalë para saktësisht 10 vjetësh, në dhjetor të vitit 2013. Së këndejmi, platforma mediale Online& Print albinfo.ch ka arsye solide për të shënuar këtë jubile të vogël, të dyfishtë.
Në këto dhjetë vjet, revista në trajtën e shtypur ka shërbyer si një version më i përzgjedhur e më përfaqësues i asaj që shënonte çdo ditë versioni bazë, ai online i platformës sonë, një kronikë besnike e jetës në diasporën shqiptare të Zvicrës e më gjerë.
Në 70 numrat që kanë dalë deri më sot, revista ka bërë përpjekje të identifikojë, të vlerësojë dhe t`u japë vendin e merituar arritjeve, por edhe preokupimeve dhe shqetësimeve që kanë shënuar komunitetin tonë, gjithnjë në rritje, në numër dhe në cilësi. Si arritjet kolektive të komunitetit, ashtu dhe ato individuale, kanë gjetur vendin e merituar në faqet e revistës, e cila ka qenë dhe është një pasqyrë cilësore, edhe në kuptimin estetik, të faqosjes, e realitetit të paraqitur në to.
Sigurisht, 10 vjet për jetën e një reviste nuk janë shumë, por në kushtet e një “thatësie” pothuaj totale të “terrenit” të mediave të shtypura në vendet e prejardhjes, ato paraqesin një sfidë jo të lehtë për t’u përballuar nga redaksia e saj.
Numrin më të ri, të shtatëdhjetin, pra, revista albinfo.ch ia ka kushtuar kryesisht zgjedhjes së Personaliteteve të Vitit që po kalon. Fjala është për ata individë që me punën dhe arritjet e tyre gjatë vitit 2023 kanë lënë gjurmë të rëndësishme në fushat të cilave u takojnë. Dhe këto gjurmë, suksese, tejkalojnë komunitetit tonë. Ato kanë peshë të matshme edhe në konstelacionin zviceran, e ndonjëherë edhe më gjerë.
Personalitetet e Vitit 2023, të zgjedhura nga albinfo.ch, janë: Granit Xhaka (sport), Ylefet Fanaj dhe Islam Alijaj (politikë), Labinot Haxhaj (Biznes), Emrush Rexhaj (mjekësi) dhe Fisnik Maxville (Kulturë).
Të gjithë këta, si dhe shumë të tjerë, kanë qenë në vazhdimësi në objektivin e redaksisë së revistës albinfo.ch, jo vetëm në vitin e saj jubilar, por që nga themelimi. Prandaj, shpallja e zgjedhjes së tyre si Personalitete Viti, në një ambient solemn, në fillim të dhjetorit, ishte kurorëzimi më i mirë që mund t`i bëhej një viti të suksesshëm të platformës mediale albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës” shpallet zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra