Financa
Lajm i mirë për “motorin e Evropës”: Inflacioni po bie në Gjermani

Norma totale e inflacionit të Gjermanisë ka shënuar rënie për 3.2 për qind gjatë nëntorit nga 3.8 për qind sa ishte në tetor, në përputhje me vlerësimin e mëparshëm, konfirmoi Enti Federal i Statistikave të Gjermanisë – Destatis.
Inflacioni në Gjermani në nëntor ishte më i ulëti që nga qershori 2021. Norma e inflacionit ishte dobësuar për të pestin muaj radhazi, tha presidentja e Byrosë Federale të Statistikave, Ruth Brand.
Çmimet e ushqimeve në Gjermani u rritën me 5.5 për qind në nëntor, duke u ngadalësuar nga 6.1 për qind e tetorit, ndërsa çmimet e energjisë ranë 4.5 për qind në të njëjtën periudhë, sipas faqes së internetit të Destatis, një organizatë me seli në Wiesbaden.
Norma vjetore e inflacionit bazë në Gjermani ra nga 4.3 për qind në 3.8 për qind. Në bazë mujore, çmimet ranë me 0.4 për qind krahasuar me muajin tetor, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki Livia Sadikaj nderohet me çmimin më të lartë në ACT College Thessaloniki...
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoj zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
-
Konsullata e Kosovës në Shtutgart pas aksidentit me tren: Nuk ka informacione për viktima nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ulëta të Uber ndezin zemërimin e taksistëve në Ticino Ka kaluar një vit që nga ardhja e shërbimit të transportit privat Uber në kantonin jugor...
-
Autostradat, në qendër të strategjisë diellore të Konfederatës
-
Pasagjerët e avionit shpëtohen gjallë pas uljes emergjente në Liqenin e Lucernit
-
Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian
-
Pse shumë zviceranë zgjedhin të emigrojnë në pleqëri?