Lajme
Bernardin Jakaj fiton në Vjenë ndaj boshnjakut Nomanoviç
Organizator i mbrëmjes sportive ishte ish-boksieri i njohur shqiptar në Austri, Shpëtim Shala. Përveç ORF Sport Plus dhe Art Sport, partner medial ishte edhe albinfo.at
Boksieri shqiptar që jeton në Austri, Bernardin Jakaj ka korrur fitoren e 16-të në boksin profesionist, shkruan albinfo.at. Në një sallë sporti në Maria Enzersdorf, të mbushur përplot me shqiptarë, Bernardin Jakaj ka arritur sonte fitoren e radhës, duke e mundur kundërshtarin e tij, boshnjakun, Enid Numanovic.
Meçi ishte me 10 runde dhe i takonte kategorisë gjysmë të rëndë, raporton albinfo.at. Të dy boksierët kishin hyrë mirë të përgatitur, ndërkohë Jakaj arriti t’ia sjellë humbjen e parë boshnjakut pas 23 fitoreve.
Pas fitores, Jakaj falënderoi të gjithë bashkëkombësit e tij për mbështetje të vazhdueshme në karrierën e tij profesioniste. Paraprakisht, janë zhvilluar edhe disa ndeshje tjera në këtë sport, në kategori të ndryshme, ku morën pjesë sportist të tjerë shqiptarë, ku u dalluan me fitore Leonard Balaj, Ndriqim Emini, Adrian Berisha, Bernard Haziri etj.
Ndërkohë boksieri Dielli Vranovci pas një lëndimi në sy, gjyqtarët vendosen që ta nderpresin ndeshjen në raundin e shtatë, dhe kësisoj titullin International Austria e fitoi boksieri turk, Anil Özdemir.
Organizator i kësaj mbrëmje sportive ishte ish-boksieri i njohur shqiptar në Austri, Shpëtim Shala. Vlen të theksohet se përveç ORF Sport Plus dhe Art Sport, partner medial ishte edhe albinfo.at.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun