Të tjera
Reagon Interpol për Radoiçiqin: Nuk lëshojmë urdhërarreste, i shpallim personat në kërkim
Organizata ndërkombëtare e policisë – INTERPOL, e ka shpallur në kërkim ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, në lidhje sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, përcjell albinfo.ch.
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, për Klan Kosova ka thënë se është lëshuar një urdhërarrest nga Interpoli ndaj Milan Radoiçiqit ndërsa INTERPOL u shpreh se ata nuk lëshojnë urdhërarreste, por vetëm “njoftime të kuqe”.
“Interpol lëshon alarm ndërkombëtar, të njohura si ‘Red Notice’ (Njoftimi i Kuq), duke i shpallur personat në kërkim”, thuhet në përgjigje.
Ndërkaq rreth rastit të Radoiçiqit u tha se nuk i komentojnë rastet individuale.
“Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar”, thotë Interpoli, teksa tutje u sqarua se individët kërkohen nga vendi anëtar kërkues, ose gjykata ndërkombëtare. Vendet anëtare thuhet se zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët