Kosova
Mbahet sesion informues rreth klimës së investimeve në Kosovë
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kanë organizuar Sesion informues rreth klimës së investimeve në Republikën e Kosovës për rreth 100 biznese nga Turqia, përcjell albinfo.ch.
Me këtë rast, bizneset pjesëmarrëse turke u njoftuan nga përfaqësuesi i KIESA-s rreth shërbimeve që ofron agjencia për investitorët e huaj dhe për mundësitë e të bërit biznes në Kosovë.
Pjesëmarrësit u informuan edhe nga përfaqësuesit e Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës rreth aspekteve që kanë të bëjnë me fushveprimtarinë e këtyre dy institucioneve.
Përfaqësuesit e kompanive turke të pranishëm në këtë aktivitet vinin nga sektorët: ndërtimtari, tekstil, përpunim i ushqimit, IT, metal-përpunues, automotive, elektronikë, industria e mbrojtjes, pajisje mjekësore, ambalazhim/paketim, energjia e ripërtëritshme, marketing, transport-logjistikë, etj.
Ky sesion informues është bërë me qëllim që të ndihmojë rrjetëzimin e bizneset vendëse me ato turke, si dhe për krijimin e mundësive të reja bashkëpunuese mes bizneseve nga të dyja vendet.
Sesionet e tilla informuese bëhen me qëllim të promovimit të potencialit dhe mundësive që ofron Kosova për investitorë të huaj si dhe për gjetjen e bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë për kompanitë kosovare.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha