Lajme

Dardania për dy ditë me radhë festoi Festën e Flamurit

Mërgata shqiptare feston denjësisht Festën e Flamurit me aktivitete të shumta

Winterthur, 02 dhe 03 dhjetor, Jona,

Në Winterthur të Zürichut, pikërisht në Hotel Zentrum Toos, Shoqëria Kulturore dhe Artistike Dardania kishte ftuar mysafirë të ndryshëm të Shqipërisë, të Kosovës dhe thuaja se të gjitha ansamblet dhe shoqëritë kulturore, si dhe dy shkollat shqipe në Zvicër, dhe korin diplomatik.

Edhe përkundër motit të vështirë, me borë e ngrica, salla ishte e stërmbushur me publik e të ftuar të cilët kishin zërë vendet edhe me rezervime, por që i ngjante një salle teatri apo koncerti pa tavolina, gjë që ndikoi në vëmendjen e publikun vetëm në skenën, e cila ishte dekoruar në mënyrë perfekte krejt në dedikim festës së flamurit dhe vatrës sonë të lënë me dekada.

Me një inskenim të përgatitur nga udhëheqësi artistik, tash më i sprovuar të kësaj qendre kulturore, ku zgjoi pak emocione me ninullën dhe fëmijën në djep, duke e vu në gjumë djalin e saj, me ninulla për heroi tonë kombëtar, për Ismail Qemajlin, e Isa Boletinin, natyrisht duke e përcjellë nga burri me kavallë dhe vajza duke e qëndisur flamurin, pranë një oxhaku që ishte vënë në skenë, që të linte përshtypje se jemi në vendlindje, pas së cilës ninullë vijnë tupanët me një melodi dasme, për t’u radhitur të gjithë anëtarët e shoqërisë për himnin kombëtar, me çka iu këndua edhe nga anëtarët e shoqërisë dhe publiku në sallë.

Moderimi i shkëlqyer i Albulena Kqikut bëri që ta hapë festën e flamurit dhe në emër të shoqërisë, t’i përshëndesë të gjithë të pranishmit, e sidomos të ftuarit si ud. të konsulles në Zürich, zonjën Arjeta Gallapeni, zv. konsullin Avni Zejnullahun, si dhe tani i sapoardhur në detyrë të konsullit të Republikës së Kosovës në Zürich, z. Vigan Berisha, e që këtë pasi u ftua kryetari i shoqërisë Dardania, e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhje, pasi që ishte ardhur para dy ditësh në detyrë.

Moderatorja vijoi me përshëndetjen e të pranishmëve si: LAPSH-in me Naser Ulajn, dhe Shkollën Shqipe të Zvicër me Vaxhid Sejdiun, pastaj Dr. Dashnim Hebimin, publicist, gazetar dhe doktor i shkencave politike, i cili kishte sjellë me vete edhe z. Rafet Ademin nga Tërnoci i Luginës së Preshevës, kryetar i Shoqatës Frick në Kt. Argau, përfaqësues të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me seli në Zvicër, për të vazhduar me shkrimtarin Brahim Avdylin dhe gazetarin Rexhep Rifatin, të cilët edhe ekspozuan librat e tyre në hollin e sallës.

Nga shoqëritë dhe ansamblet u përshëndetën: Shkolla Shqipe e Vallëzimit Shota, në krye me Lirije Bajramin, bashkëshortja e të ndjerit Agron Bajrami, mandej Ansamblin Vatra nga Büllachu, Shoqatën Bashkimi nga Usteri, Shoqatën Sharri, Grupin Teatral Aktrimi, nga Zürichu, shoqatën Plisat nga Dübendorfi, si dhe disa shoqata tjera që ishin prezent në sallë.

Nga donatorët e kësaj feste u përshëndeten dhe u falënderuan nga organizatori, përmes moderatores, e cila edhe kujdesej për mbarëvajtjen e programit, ajo i falënderoi të gjithë ata që kishin kontribuar për shpenzimet e sallës dhe kishin bërë të mundur që hyrja të jetë falas si çdo here për publikun, edhe pse tani thuaja se të gjitha organizimet po bëhen me pagesë në hyrje për festat kombëtare!

Festën e madhe të 28 Nëntorit, ishin ftuar nga organizatori edhe dy mediat tona kombëtare RTSH-ja dhe RTK-ja me përfaqësuesit e tyre, z. Lesh NIkolli, në cilësinë e gazetarit dhe Lavdim Klaiqi, po ashtu në cilësinë e kameramanit dhe gazetarit, prej nga u përshëndeten nga moderatorja në emër të organizatorit të këtij manifestimi.

Me respekti më të madh ajo i lexoi donatorët e festës, duke fillua nga sponsori kryesor i kësaj feste si: Budget Group, BeFi  AG Reinigung,

Daka Paint, Kim Bildhauer, Mataj Selfgarage GmbH, SLDI Autospritzëerk, Hotel Zentrum Töss, Restoraunt Gutschick, Malësia Reisen dhe City Taxi, ku në fund të programit artistik, kryetari iu ndau edhe nga një mirënjohje, jo vetëm donatorëve, por edhe tre përfaqësuesve të mediave, si: Llesh Nikollit, Lavdim Klaiqit dhe Fidan Shahinit nga Saini Produktion, që e ndihmon këtë shoqëri me xhirime dhe foto.

Pas përshëndetjeve në skenë u ftua kryetari, tash më  29 vite z. Shefqet Cakolli, dhe me t’u ngjitur në skenë si në shaka kërkoi që të zëvendësohet nga dikush nga kjo sallë për të vazhduar shoqëria rrugëtimin e vet, sepse po afrohen 30 vite veprimtari dhe iu premtoi të pranishmëve që edhe 30-vjetorin do ta festonin bashkë.

Natyrisht se ai potencoi edhe rëndësinë e 28 Nëntorit, duke i thënë vetëm pak fjalë me simbolikën e 111-vjetorit të Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit, duke i ndarë tre njishat me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun në Krujë, me Ismail Qemajlin e Isa Boletinin në Vlorë dhe me Adem Jasharin në Prekaz, ai u uroi të gjithë shqiptarëve festën e flamurit me porosinë e tij tashmë të njohur; “Zot ruaji Shqiptarët nga Shqiptarët”.

Më pas u ftua edhe zonja Arjeta Gallapeni, si ushtruese e detyrës së konsulles në Zürich, e cila foli për rëndësinë e flamurit dhe shoqatave që po ruajnë vlerat kulturore në mërgatë si kjo në Winterthur, me një përkushtim të madh të aktivistëve të saj.

Menjëherë pas dy fjalimeve të shkurtra, moderatorja i ftoi në skenë grupin e valltarëve të rriturit me një mozaik vallesh, të përgatitura nga të gjitha trevat tona, por edhe të kostumeve të larmishme të thuaja se të gjitha zonave tona kombëtare, dhe karakteret e tyre simbolike.

Më pastaj u ftuan më të vegjlit, të cilët filluan me këngën “Mora fjalë”, të cilët këndua bashkë me publikun, për të vijuar me vallen me motive të Shqipërisë së Mesme, premier për sonte, luajtur nga grupi i të mesmëve, me lëvizjet e tyre tipike tiranase, prej nga e bukura e gjithë kësaj valle ishin edhe veshjet enkas të Tiranës me rrethinë.

Ata vijuan më pastaj me gjithë grupin e të vegjëlve me një kolazh vallesh për fëmijë, ku u përfshinë të gjithë ata që po e zotëronin këtë valle, pse jo edhe më të vegjlit e shoqërisë.

Krejt në fund të bllokut të fëmijëve, ata e kënduan këngën “ Xhamadani vija-vija” që zgjoj kureshtje dhe krenari sidomos te prindërit e tyre,  duke i xhirua me telefonat e tyre dhe duke u kënaq me lëvizjet dhe inskenimin e kësaj kënge të mrekullueshme, ekzekutuar nga i gjithë grupi i të vegjëlve.

Në skenë u ftuan me një sofër pranë oxhakut, me simboliken e vet të një sofre të zbrazët se kjo shoqëri do përkrahje edhe më tutje nga shteti dhe donatorët për të pasur kësi lloj festash për popullin e gjerë pa asnjë çmim hyrës si deri më tani. I gjithë grupi prej shtatë vetash të orkestrës që vepron që nga themelimi, dhe që kanë kalua këngëtar e këngëtare nëpër këtë vatër dhe sofër të traditës sonë përmes këngës, të cilët i kënduan kombit shqiptar dhe trojeve tona, kënduar nga Hamit Shollova, mandej duke i kënduan flamurit dhe pavarësisë me Sylë Sylajn, dhe Adem Jasharit, kënduar nga Ekrem Beqiri, duke u përcjellë që në fillim me një valle instrumentale nga e gjithë orkestra edhe të Tefik Shavdës me def, Dorart Ahmeti, me sharki, Musli Lecaj me çifteli, dhe për fund me një valle me kavalla të mjeshtrit të madhe Hamit Shillova, përcjellë edhe nga Mehmet Sermaxhaj.

Natyrisht se festa e 28 Nëntorit dhe skenari i organizimit kishte paraparë edhe fëmijët e shoqërisë me vjershat dhe recitimet e tyre, për të filluar me aktorin dhe regjisorin e njohur nga Shqipëria z. Llesh Nikolli, i cili interpretoi recitalin e tij për Kosovën, me shumë emocione të interpretimit dhe publiku, për të vazhduar me: Raja Ademi, Sara e Lejla Grabovci, Anea Sermaxhaj, Norik Sermaxhaj, Mael Kqiku, Anik Sermaxhaj, dhe Enes Avdyli.

Pas vjershave të bukura dhe që morën duartrokitje nga prindërit dhe publiku i mrekullueshëm që mbanin qetësi dhe ishin koncentruar nga bina, moderatorja ftoi në skenë grupin e valltarëve të rriturit me vallen myzeqare, premier për sonte, të cilën e kishte thurur mjeshtri i madh i koreografisë, Gëzim Alimehmeti, dhe që vetë asistentët e shoqërisë e kishin ushtruar me muaj, që sot të kompletohet e tëra, bile e dhe me veshje të veçanta për atë zonë, prej nga zgjoi një kureshtje te të shumë të pranishmëve, me interpretimin dhe një lloji të tillë të trevës së Lushnjës dhe valleve myzeqare. Nga kultura dhe njohësit e mirë të valleve dhe veshjeve vërtet pati komente e vlerësime të mira sidomos të po kësaj valleje për guximin që kjo shoqëri ka arritur ta përgatisë një valle të tillë.

Nga Kosova ishte sjellë edhe një film i shkurtër nga Lavdim Klaiqi, përmes Mobikono, sa për ta thyer pakëz rendin folklorik, por edhe për të fituar hapësirë për veshjet dhe vallen çame, e cila edhe ishte vallja e fundit në këtë manifestim, për të vijuar më pastaj me muzikë të orkestrës me surle e tupanë, për publikun e gjerë bashkë me valltarët, të cilët zbriten nga skena për në sallë që iu bashkëngjit publikut dhe atyre që donin pakëz të vallëzonin vetëm shqip!

Kështu ishte edhe të nesërmen në Jona të St. Galleni, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, pikat: Oberseen, St. Gallen, Luzern dhe Thurgau, të cilët me kohë kishin ftuar shoqërinë kulturore dhe artistike Dardania nga Winterthur, për programin artistik thuaja se të njëjtin nga ai i festën në Winterthur.

Aty edhe pse koha me ngrica dhe një të diele pushimi, organizatorët ishin mobilizuar në mbarëvajtjen e Festës së Flamurit, edhe në këto anë, prej nga shumë nga prindërit dhe të ftuarit e tjerë po merrnin pjesë në këtë datë të madhe të kombit tonë. Moderimi nga Agim Sylejmani dhe Shpresa Rrahmani-Ida, ishte pikënisja, para një inskenimi me ninullën si në Winterthur, dhe himnit kombëtar, që përformoi më së miri, për tu ftuar edhe nga organizatori dhe fjala e tij e rastit të z. Ilmi Cakolli, mandej të folësve të tjerë, si mësuesit Rexhep Nezirit, etj., që më pas filloi edhe programi artistik i shoqërisë së ftuar, e cila e përsërit të njëjtin program edhe në Jona të St. Gallenit.

Mund të themi se e gjitha kjo pati jehonë të madhe në mediat e shkruara, dhe media vizuele, të cilat i plasuan shkrimet e tyre, si Bota Sot, dhe gazetarin e njohur Dashnim Hebibi, të Mefail Maliqit nga Gjeneva, të emisioneve RTSH, dhe emisioni Ura, mandej pritet të plasohet edhe në mediat e tjera, varësisht nga ata që shkruajnë dhe raportojnë mbi këto ngjarje të rëndësishme të kombit tonë!

Winterthur, më 04.12.2023