Lajme

Rekordi i borës gjatë fundjavës në Zvicër

Vendi “u godit” nga bora gjatë fundjavës. Në shumë zona, një sasi rekord ra për këtë periudhë të vitit.

48 cm ranë në 24 orë në disa pjesë të kantonit Glarus – 26 cm ranë rreth kopshtit zoologjik të Cyrihut.

Përveç borës, janë shënuar edhe temperatura jashtëzakonisht të ftohta dhjetori. Më shumë se minus 20 në disa pjesë të Graubünden, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Disa rrugë dhe linja treni u bllokuan – shpesh për shkak të pemëve të rrëzuara.

MétéoSuisse thotë se arsyeja e borës ishte për shkak të përzierjes së ajrit të lagësht nga Mesdheu me një front polar.