Lajme

Iniciativa zvicerane synon udhëheqjen globale në Inteligjencën Artificiale

Instituti Federal i Teknologjisë në Lozanë dhe Cyrih duan ta pozicionojnë Zvicrën si një qendër kryesore globale për Inteligjencën Artificiale (AI).

Me këtë synim, ata të hënën nisën një iniciativë të quajtur “Inteligjenca Artificiale zvicerane”. Si pjesë e nismës, modele të reja të mëdha gjuhësore (LLM) si ChatGPT do të zhvillohen dhe trajnohen, njoftuan të hënën të dy universitetet (Instituti Federal i Teknologjisë ETH Cyrih dhe Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë Lozana (EPFL), transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, ndryshe nga modelet e mëdha gjuhësore të disponueshme për publikun, iniciativa bazohet në transparencë. “Duhet të jetë e qartë për të gjithë se si dhe mbi cilat të dhëna janë trajnuar modelet dhe si arrijnë në rezultatet e tyre”, theksoi në deklaratën për shtyp Jan Hesthaven, zëvendës president Akademik i EPFL.