Kosova
Drejtori i BERZH-it për Kosovën: Kemi plane për investime 300-400 milionë, varet nga kapaciteti i qeverisë
Drejtori i Bankës për Rindërtim dhe Zhvillim në zyrën në Kosovë, Sergiy Maslichenko, ka deklaruar se Kosova është një vend prioritar për BERZH-in, shkruan albinfo.ch.
Në intervistën për KlanKosova, ai ka përmendur punët e kryera, ato në proces, teksa ka theksuar se duan që të bëjnë më shumë ngaqë është bërë.
“Pra, deri më tani ne përafërsisht investojmë 70-80 milionë euro për çdo vit dhe me të vërtetë për 10 vjetët e fundit kemi shkuar me më shumë se 600 milionë, në 105 projekte drejtpërdrejt”, ka thënë ai.
Ndërkaq, sipas tij, planet për të ardhmen janë me shifra milionëshe, ndërsa u shpreh se varet nga kapaciteti i qeverisë.
“Ne kemi plane për 300-400 milionë euro për momentin dhe kjo varet edhe nga kapaciteti i qeverisë, ministritë e ndryshme dhe ndërmarrjet e ndryshme publike, se si janë të gatshëm të punojnë me ne shpejt dhe të angazhohen”, ka thënë tutje ai.
Maslichenko u shpreh se ndër planet më të mëdha bëjnë pjesë investimet në hekurudha, por edhe projekte të tjera që lidhen me komunat, teksa tha se përmes hekurudhave synohet që të krijohet rrjet që lidh edhe vendet fqinje, duke synuar rritjen e të bërit tregti.
Ndërkaq, BERZh ka parashikuar rritje ekonomike për Kosovën prej 3.5 për qind, derisa shkallë të inflacionit prej 4.5, që dallon me parashikimet e Qeverisë së Kosovës dhe disa institucione të tjera ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
Arrestohet shqiptari në Francë për këtë arsye Një 46-vjeçar i dënuar me pesë vite burg për prodhim dhe shitje narkotikësh është arrestuar në...
-
Thirrje për kujdes me privatësinë e të dhënave gjatë regjistrimit për votimin nga diaspora
-
Flinte në stacionin e trenit, sot storje suksesi. Prestigjiozja italiane artikull për shqiptarin 33-vjeçar
-
Simpozium me ligjërata mjekësore në Gjenevë
-
Zvicër: Akademi Përkujtimore me rastin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ibrahim Rugovës
Jeta në Zvicër
-
“House of Kosova” sot hapi dyert në Davos Bëhet e ditur se sot zyrtarisht “House of Kosova” ka hapur dyert në Davos, me motive...
-
Linja ajrore SWISS tani pranon pagesën Twint
-
Bien përfitimet e blerjeve kufitare në Francë
-
Michelle Hunziker, prezantuesja e Eurovizionit në Bazel
-
Gazeta gjermane u bën thirrje lexuesve të shkojnë për të jetuar dhe punuar në Zvicër