Futboll

Sylvinho për shortin: Një sfidë e bukur

Sot është hedhur shorti për Euro 2024 ku Shqipëria u shortua në Grupin B me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Trajneri i kombëtarës, Sylvinho ka folur për SuperSport ku u shpreh se për kuqezinjtë do të jetë një sfidë e bukur ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.

Tutje ai tha se ata janë të fortë, por janë mësuar të luajnë në këtë turne.

“Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë. Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur. Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”, u shpreh me shaka ai.