Storje Suksesi

SPEEEX lanson platformën e re që promovon Kosovën në diasporë

Korporata SPEEEX, një emër udhëheqës në botën e business process & technology outsourcing ka inauguar selinë qendrore duke sjellur në treg edhe produktin më të ri të kompanisë, platformën digjitale inovative EEEXPLORE Kosova.

Platforma e EEEXPLORE ka për qëllim promovimin e Kosovës në diasporë, prej Zvicrës, Gjermanisë dhe Austrisë duke përfshirë gjithë Evropën.

SPEEEX është një mundësi e artë për gjeneratat e reja, të cilët flasin gjuhët e huaja si atë gjermane, frënge dhe italiane e po ashtu dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre.

Korporata SPEEEX është një pionier në fushën e teknologjisë së komunikimit dhe shërbimeve të BPO-së (business process outsourcing).

Të pranishëm në këtë hapje ishin edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja Rozeta Hajdari, ambasadorë e ndërmarrës.

Një artikull më të zgjeruar rreth kësaj ngjarje do të mund ta lexoni të premten në platformën mediale albinfo.ch. VIDEO: https://fb.watch/oK3UQld5py/

albinfo.ch