Lajme
Hapet edhe një shkollë shqipe në Othmarsingen të Kantonit të Aargaut
Në prag të festës kombëtare, 28 Nëntorit, shkollave shqipe në Zvicër u shtohet edhe një pikë shkollore në Othmarsingen të Kantonit të Argaut
Pas një pune të përbashkët mësues dhe prindër, Shkolla Shqipe në Othmarsingen hap dyert për fëmijët shqiptarë të këtij rajoni, me qëllim që edhe ata ta mësojnë gjuhën amtare në mënyrë të rregullt, shkruan albinfo.ch.
Mësuesja Nuraj Iljasi, një mësuese e përkushtuar, e cila punon edhe në pikën shkollore në Pratteln të kantonit të Basellandit ishte tepër e lumtur që ëndrra e saj të punojë me fëmijët shqiptarë, edhe atë në Zvicër, po bëhet gjithnjë e më tepër realitet. A ka gëzim më të madh për një mësuese kur sheh prindërit shqiptarë, të cilët i sjellin fëmijët e tyre për t`i regjistruar në shkollën shqipe.
Gëzim i papërshkruar dhe festë në të njëjtën kohë. Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve ishin dhurata më e bukur për shkollën shqipe në këtë ditë festive.
Për nxënësit e Shkollës shqipe në Othmarsingen festa e 28 Nëntorit këtë vit ishte edhe më e bukur, edhe më e dashur, sepse të hënën në prag të festës filluan edhe me mësimin në gjuhën shqipe. A ka festë më të dashur, kur festa shoqërohet edhe me shkronjat e gjuhës shqipe, me këngën për flamurin, atdheun, Shqipërinë.
Dhe, me të vërtetë kështu ndodhi këtë nëntor, mësuesja ua shpërndau librat, abetaret dhe pastaj filluan bashkërisht t`i shfletojnë shkronjat e gjuhës shqipe, duke i shqiptuar ato dhe duke e parë dallimin e shkronjave me gjuhën gjermane. Pastaj ata vazhduan duke vizatuar shqiponjën simbolin e flamurit kombëtar dhe flamurin kuq e zi. Me ato duart e arta vazhduan secili në mënyrën e vet duke i dhënë klasës një pamje të bukur, një ngjyrë festive, sepse 28 Nëntori është pa dyshim festa më e dashur e të gjithë shqiptarëve.
Nxënësit: Amini, Hira, Klea, Ciara, Loriku, Amari, Enuari, Lirioni, Melia, Diari, Esma, Sara, Ailinda, Amra, Ajra iu bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre, që edhe ata në ditët në vijim të regjistrohen në shkollën shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të hënë, nga ora 16:00 -18:00, në shkollën fillore në adresën Schulstrasse 10, në Othmarsingen.
Vlen të përmendet se në këtë përpjekje për hapjen e pikës shkollore një kontribut të çmuar kanë dhënë veprimtarët e arsimit shqip në Zvicër, Riza Demaj dhe Vaxhid Sejdiu, si dhe mësuesja Nuraj Iljasi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës