Maqedonia

Kasami: shqiptarët e RMV meritojnë përfaqësim autentik

Mësohet se kryetari i Lëvizjes Besa dhe i Komunës së Tetovës, mbrëmë gjatë nënshkrimit të deklaratës së koalicionit “Lidhja Europiane për Ndryshim”, tha se ndihet shumë i lumtur që kjo marrëveshje nënshkruhet pikërisht sonte, në ditën më të madhe të shqiptarisë. Nga ana tjetër Kasami tha se ndërsa pjesa më e madhe e botës jeton në demokraci të plotë, në vendin tonë demokracia rrënohet çdo ditë nga krimi dhe korrupsioni që ka kapluar vendin në çdo sferë, përcjell albinfo.ch.

“Ndihem shumë i lumtur që koalicioni shqiptar që do të sjellë ndryshimet për anëtarësimin e Maqedonisë së BE, po e nënshkruajmë sot më 28 nëntor, ditën historike më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Sot kur pjesa më e madhe e botës jeton në demokraci të plotë, në vendin tonë demokracia rrënohet çdo ditë, ndërsa lulëzon krimi, korrupsioni  dhe varfërimi i qytetarëve.”- tha Kasami.

Kasami tha se nëse LEN bëhet pjesë e qeverisjes, do t’i heqin të gjitha defincionet ligjore dhe kushtetuese, të cilat janë anashkaluese dhe nënçmuese në realizimin e të drejtave të shqiptarëve.