Lajme
Këshilli i Arsimtarëve në Diasporë, me mesazh për Festën e Flamurit
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ja) përmes një mesazhi u ka uruar shqiptarëve, kudo që janë, 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ditën më të shenjtë në historinë e kombit shqiptar, kjo datë që realizoi ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e të gjithë brezave shqiptarë.
“Muaj nëntor është muaj i shumëfishtë që na bën të ndihemi krenarë pas Lidhjes së Prizrenit, me Kongresin e Alfabetit (14-22 nëntor 1908), Pavarësinë e Shqipërisë (28.11.1912), daljen në skenë të UÇK-së (28 nëntor 1997) dhe për ditëlindjen e kryeheroit Adem Jasharit. Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, me përgjegjësi morale e kombëtare i përkushtohet vlerës së kombit, gjuhës shqipe dhe për këtë thërret institucionet e dy shteteve shqiptare, të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar ta kenë në vëmendje mërgatën shqiptare”, thuhet në mesazh.
Tutje theksohet se bashkimi u bën të mundur shqiptarëve ta ruajnë dhe ta kultivojmë gjuhën e origjinës te çdo mërgimtar, që të mos ndihet i vetmuar, por të ketë ndjesinë se i ka pasur institucionet e atdheut, të cilat i dalin në përkrahje, aty ku i duhet ndihma e shtetit-atdheut.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pas Gjermanisë, Kurti takon mërgatën në Francë Pas Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takojë mërgatën në Francë, përcjell albinfo.ch. Lajmi...
-
Ekspozitë e autorit Alan Chin me fotografi nga lufta e Kosovës
-
Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e diasporës në Hamburg dhe Schleswig Holstein
-
Gjermania do ta zgjidhë problemin e regjistrimit të kosovarëve si shtetas të Serbisë
-
Frankfurt, hapet panairi i librit, i pranishëm edhe shteti i Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk i pranon të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë Zvicra mbetet joaktive kur bëhet fjalë për detyrimet e kujdesit të duhur për filialet. Ka kritika...
-
Nestlé ul objektivin e rritjes mes kërkesës së dobët të konsumatorëve
-
Lucern: Ylfete Fanaj pret në takim ambasadorin Latifi
-
Bisedimet me BE-në po shkojnë mirë, por ka disa pika të jashtëzakonshme
-
Partia kundër mbajtjes së Eurovizionit në Zvicër