Lajme
Ndahen çmimet “Züri Awards”: Islam Alijaj shpallet “Tsürcher i Vitit 2023”
"Islam Alijaj bëri histori më 22 tetor kur u zgjodh në Këshillin Kombëtar si një politikan me aftësi të kufizuara dhe me prejardhje migrante"

Tsüri AG & është një Shoqatë për Kulturë, Shoqëri dhe Arsim, me seli në Cyrih, shkruan albinfo.ch. Për herë të dytë, Tsüri.ch me partnerët ka prezantuar dje, më 27 nëntor, çmimet “Züri Awards”.
Fituesit ishin: themeluesja e platformës së dhuratave “Will öper”, Carla “Bonnie” Opetnik, startup-i Fabas, kompania e shitjes me pakicë të ushqimit Gebana dhe kompania e riciklimit të veshjeve, Rework. Ndërsa çmimin kryesor atë “Tsürcher des Jahres 2023” e ka marrë deputeti federal, politikani me rrënjë shqiptare, Islam Alijaj
Për më shumë se tetë vjet, gazeta Tsüri.ch ka raportuar për njerëzit dhe kompanitë që formojnë Cyrihun. Me çmimet Züri Awards, ajo dhe komuniteti kanë nderuar për herë të dytë, njerëzit dhe organizatat që kanë arritur gjëra të jashtëzakonshme në Cyrih gjatë vitit të kaluar. Pesë individë dhe organizata u nderuan në ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 27 nëntor 2023.
Veçanërisht emocional gjatë vitit 2023 Tsüri.ch e ka konsideruar rastin e Islam Alijajt. “Prandaj ne i dhuruam atij çmimin “Tsürcher i Vitit” për angazhimin e tij të palodhur. Islam Alijaj bëri histori më 22 tetor kur u zgjodh në Këshillin Kombëtar si një politikan me aftësi të kufizuara dhe me prejardhje migrante.
Këtë vit ai ka bashkë-lançuar nismën e gjithëpërfshirjes dhe ka bërë fushatë për të drejtën e votës për të gjithë personat me aftësi të kufizuara. Në këtë mënyrë ai po sjell në politikë kërkesat e personave me aftësi të kufizuara të drejtat e të cilave po vonojnë të jetësohen, transmeton albinfo.ch. Në laudation e saj, Kafi Freitag (shkrimtare dhe moderatore) ka theksuar gjithashtu aktivizmin e palodhur të Islamit. “Islam, ju jeni prova e gjallë se shumica e pengesave janë në kokën tonë” është shprehur Freitag.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Zvicra prezanton një detyrim raportimi për sulmet kibernetike Raportimi i detyrueshëm i sulmeve kibernetike në infrastrukturën kritike...
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina
-
Forcohet frangu zviceran