Kosova
U kthye nga Italia dhe investoi në Kosovë, biznesmeni u vizitua nga Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi një fabrikë në Prizren, pronari i së cilës, Shkamb Koshi, ka jetuar 25 vjet në Itali. Nga atje ai është kthyer, jeton e prodhon në Kosovë dhe eksporton në 15 vende të ndryshme të botës.
Kompania e tij merret me pjesë të prodhuara nga fibrat e karbonit që janë të lehtë në peshë dhe të qëndrueshëm mekanikisht, e posaçërisht të përdorshme për automjetet dhe barkat e shpejta.
“Janë rreth 70 punëtorë dhe i gjithë ky proces mund të shpjegohet prej pronarit dhe ideatorit të kësaj teknologjie moderne, prej Shkamb Koshit, i cili më tregoi se si edhe pjesët për automjete të shpejta si Alfa Romeo e për barka në gjatësi deri në 10 metra e me shpejtësi 150 kilometra në orë, prodhohen nga fibrat e karbonit dhe kjo është një teknologji, e cila gjithnjë e më shumë po ka treg në botë, sidomos kur bëhet fjalë për gjësendet, të cilët kanë shumë peshë, të cilët zhvillojnë shpejtësi të mëdha apo të cilat janë të shtrenjta”, tha kryeministri Kurti.
Ai e falënderoi për punën e kontributin, duke e vlerësuar për kompaninë e tij, punën në inxhinieri të teknologjisë e njohjen me zbulimet më të reja shkencore sa u përket fibrave të karbonit.
E-Diaspora
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane Panairi ‘SHE LEADS’ organizohet për herë të parë në Kreuzlingen të Zvicrës, më 15 qershor 2025,...
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
-
Eurostat: Gati 100 mijë shqiptarë emigruan në vendet e BE-së vetëm në vitet 2022-2023
-
Për pak ditë do të betohej si Këshilltar Bashkiak, arrestohet shqiptari në Belgjikë
-
Ka shtyrë të moshuarin mbi shina: Gjykohet shqiptari për tentativë vrasje
Jeta në Zvicër
-
Ulet shkalla e individëve me borxhe në Zvicër Më pak njerëz në Zvicër ishin në borxhe në vitin 2024...
-
SBB do të operojë me më shumë trena në fundjavën e Pashkëve
-
Zbulimi zviceran: Metanina është më e keqe se nikotina
-
Forcohet frangu zviceran
-
Qeveria Federale paralajmëron: Shoferët duhet të tregojnë shumë durim gjatë Pashkëve