Shqiperia
Dënohet me burg kirurgu shqiptar në Itali, ngacmoi seksualisht pacienten
Ngacmimi seksual i pacienteve në ambientet e urgjencës ku shërbente, i ka kushtuar shtrenjtë një mjeku shqiptar në Itali.
Gjykata e Monzës e ka dënuar kirurgun 40-vjeçar me inicialet R.G., me 20 muaj burg. Ndaj tij rëndonte akuza për dhunë seksuale, pasi një paciente 20-vjeçare e denoncoi për aktin e pahijshëm që kreu ndaj saj.
Ngjarja ndodhi në vitin 2019, në klinikën Zucchi, ku vajza që denoncoi kirurgun shkoi në urgjencë për të shoqëruar të dashurin e saj, i cili kishte dhimbje fyti, raporton gazeta Il Giorno, përcjell albinfo.ch.
Sipas prokurorit të Monzës, Flaminio Forieri, i cili kishte kërkuar dënimin me 14 muaj burg për mjekun, vajza teksa priste të dashurin të përfundonte serumin, e kishte pyetur kirurgun shqiptar se ku mund të shkonte për të pirë duhan.
Ai e kishte shoqëruar 20-vjeçaren në një dhomë, ku gjatë bisedës i kishte prekur kërthizën.
E reja ia kishte treguar episodin të dashurit të saj dhe, para se të dilnin nga urgjenca, kishin shkuar te mjeku, duke e fyer dhe duke regjistruar bisedën në të cilën ai e mohonte aktin që kreu.
Gjatë procesit gjyqësor, mjeku është mbrojtur me argumentin se ai e kishte parë vajzën duke pirë duhan brenda në klinikë, veprim i cili është i ndaluar dhe ndaj i ka kërkuar vetëm që të largohet.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje? Aktualisht nuk ka asnjë informacion në faqen zyrtare të fshatit për të treguar nëse oferta është...
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor
-
Zvicër: Hyjnë në fuqi rregullat e reja miqësore për klientët për peshimin e frutave dhe perimeve
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë