Lajme
Redi Zyka, aktori shqiptar me shumë suksese në Kanada
Aktori shqiptar, Redi Zyka, jeton prej vitit 2001 në Alberta, Kanada, ku dhe ushtron profesionin e tij, shkruan albinfo.ch.
Zyka ka arritur të depërtojë në kinematografinë kanadeze, ndonëse deri më tani në role të vogla.
Ai ka marrë kurse trajnimi për aktor dhe fillimet në kinema i ka nisur si figurant, pastaj edhe me role në dialog etj.
“Karriera ime si aktor filloi në vitin 2016, fillimisht si aktor figurativ dhe gradualisht me role kryesore. Kam realizuar 4 filma të plotë me metrazh të gjatë dhe shumë filma me metrazh të shkurtër, si dhe reklama, photoshooting etj.”, tregon Zyka për pjesëmarrjen e tij në projekte të ndryshme.
Ai ka luajtur në film e quajtur “Elons Revenge”, ku ai luan rolin e Elonit, protagonisti i filmit.
“Kam studiuar dhe jam trajnuar në fushën e aktrimit për televizion rreth 6 vjet tani. Filmi më i mirë, që më pëlqen më shumë deri tani është një film me metrazh të shkurtër që quhet “The Albanian Eagle””, thotë aktori.
Ajo çka e bën aktorin Zyka të ndihet krenar është fakti që ka ngjitur hapat e tij të karrierës në Kanada, ku sipas tij, nuk dallohen shumë aktorë me origjinë shqiptare.
“Një shqiptar që ka ecur këtu shihet me sy të mirë, sepse unë jam i pari në këtë shtet dhe jo shumë aktorë shqiptarë janë aktivë në Kanada, me sa di unë. Unë po i jap vëmendje Shqipërisë këtu në Kanada duke e përmendur dhe e përfaqësuar, por edhe po u jap vëmendje filmave kanadezë ndërmjet mediave shqiptare”, tregon Zyka për rolin e tij të ndërsjellë përfaqësues midis të dy shteteve.
Aktrimi mund të duket aq bukur kur jeni duke ngrënë kokoshka para ekranit tuaj të madh, por për aktorët e vërtetë është një profesion mjaft i vështirë, duke marrë parasysh vështirësitë gjatë xhirimeve, orët e zgjatura, përsëritjet e një skene shumë herë dhe këto kohët e fundit, për aktorët, është shtuar edhe pandemia.
“Jam përballur me shumë situata të vështira, edhe me shumë sakrifica si, për shembull, të udhëtoja larg, të lija familjen mbrapa etj.”, shprehet Zyka.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?