Tematike
Pse Zvicra renditet shumë pas Austrisë dhe Gjermanisë për njohjen e anglishtes?
Zvicra ka më shumë gjuhë zyrtare se çdo vend tjetër në Evropë, por kur bëhet fjalë për anglishten, zviceranët mbeten prapa kombeve të tjera, përfshirë fqinjët e saj të ngushtë gjermanishtfolës.
Në fakt, niveli i anglishtes brenda popullsisë së Zvicrës vazhdon të bjerë, sipas studimit vjetor nga Education First (EF), një kompani ndërkombëtare e trajnimit të gjuhës, teksa për të katërtin vit radhazi, Zvicra ka rënë në renditje, duke rrëshqitur nga vendi i 29-të në vendin e 30-të në vitin 2023, sipas thelocal.ch.
Megjithëse zviceranët kanë një tendencë për t’i parë fqinjët e tyre me përçmim, kur bëhet fjalë për zotërimin e anglishtes, Austria dhe Gjermania ia kalojnë Zvicrës me shumë rezultate, të renditura respektivisht në vendin e tretë dhe të 10-të.
Nga ana tjetër, Italia dhe Franca janë edhe më poshtë në renditje, duke rënë respektivisht në pozitën e 35-të dhe të 43-të, ndërsa brenda Zvicrës, pjesa zvicerane-gjermane performon më mirë se rajonet franceze dhe italiane, me Basel-City, Zug dhe Cyrih në tre pozicionet e para.
Pse zviceranët nuk janë më të mirë në anglisht?
Studimi nuk shpjegon pse është kështu – as për Zvicrën apo vendet e tjera të anketuara.
Një mënyrë për të shpjeguar, të paktën pjesërisht, këtë fenomen, është shumëgjuhësia e Zvicrës.
Ndërsa anglishtja është gjuha e parë e huaj që mësohet në shumë kantone, të paktën në pjesën gjermanishtfolëse të vendit, ekziston gjithashtu një kërkesë që fëmijët e shkollave fillore të mësojnë një gjuhë tjetër kombëtare, që do të thotë se vëmendja e tyre ndahet midis anglishtes dhe frëngjishtes.
Megjithatë rezultatet e këtij sondazhi nuk nënkuptojnë se pak njerëz në Zvicër flasin në të vërtetë anglisht, sidomos në qytetet e mëdha, nuk do ta keni problem të gjeni njerëz, niveli i anglishtes së të cilëve varion nga i dobët në të shkëlqyer, përcjell albinfo.ch.
Problemi shfaqet kur figurat publike si zyrtarët e zgjedhur shfaqin mungesën e tyre të anglishtes për ta parë e gjithë bota, gjë që mund të jetë e turpshme.
Për shembull, Guy Parmelin, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Federal për tetë vjetët e fundit, ishte president i Zvicrës në vitin 2022 dhe tani drejton Departamentin e Çështjeve Ekonomike, është një shembull i tillë i dokumentuar mirë.
Kur u pyet për aftësitë e tij në anglisht në vitin 2015, Parmelin, nga pjesa frëngjishtfolëse e Zvicrës, fillimisht u përpoq të përgjigjej në anglisht, por shpejt u kthye në frëngjisht.
“Unë mund të kuptoj anglisht, por [duke vazhduar në frëngjisht] preferoj të flas frëngjisht për qartësi”, tha ai.
Një tjetër ish-president, Ueli Maurer, tregoi gjithashtu mungesën e tij të anglishtes kur vizitoi Donald Trump në Washington në vitin 2018 dhe u intervistua në CNN përmes një përkthyesi, në një moment që mediat zvicerane e quajtën “pa dashje qesharake”.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?