Kosova
Ish-ministri i Shqipërisë: Kënga “Mora Fjalë” është këngë e tmerrshme
“Këngë e tmerrshme”- ish-ministri i Shqipërisë kundër luajtjes së këngës “Mora Fjalë” në stadiumin “Air Albania”
Ish-ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës, përcjell albinfo.ch.
Për shqiptarët kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur, e sidomos kur ka ndeshje futbolli, por për ish-ministrin Manjani shprehet se kjo këngë është e tmerrshme.
“Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Është një këngë e tmerrshme, çohu Adem, pa lidhje, s’ka lidhje, zero”, është shprehur Manjani.
“Por, ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani, në një intervistë me GogoCast.
Më tutje ai ka kërkuar t’i shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit.
“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.
Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë më 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, derisa në Arenën Kombëtare pritej të zbarkonte Çekia.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimi i qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme