Tematike
Zvicër: Ngacmimi është një shqetësim i madh për fëmijët
Ngacmimi shkollor i vuajtur nga fëmijët në Zvicër është një nga shqetësimet kryesore të ngritura nga Konferenca e Fëmijëve në gjuhën frënge, e cila u mblodh këtë fundjavë për herë të katërt në Gjenevë.
Konferenca e katërt frëngjishtfolëse e fëmijëve përfundoi të shtunën në Gjenevë me përcjelljen e rekomandimeve tek autoritetet.
Gjatë katër ditëve, 46 fëmijë të moshës 10 deri në 12 vjeç, të zgjedhur nga bashkëmoshatarët e tyre nga klasa apo struktura jashtëshkollore në kantonet Vaud, Valais, Fribourg dhe Gjenevë, debatuan shqetësimet e tyre, mes tyre dhe me politikanët, shkruan RTS.
Ngacmimet që pësojnë fëmijët në shkolla dhe në rrjete është një nga shqetësimet kryesore që ngrenë fëmijët, si dhe çështjet që lidhen me një mjedis të shëndetshëm, mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara apo edhe viktimat e dhunës, ndërsa në total janë formuluar nëntë rekomandime, përcjell albinfo.ch.
“Unë me të vërtetë shpresoj që politikanët do të na dëgjojnë dhe do të na ndihmojnë që të respektohen të drejtat tona”, deklaroi një nga të rinjtë pjesëmarrës në konferencë, shkroi të shtunën Këshilli Zviceran i Aktiviteteve Rinore, CSAJ.
Për ta siguruar këtë, ky këshill dhe lobistët e fëmijëve do të lidhen me autoritetet kombëtare. Një dialog më i thelluar me politikanët do të jetë i mundur edhe më 21 shkurt gjatë një vizite të të rinjve në Pallatin Federal.
Për organizatën “Terre des Hommes Suisse” dhe CSAJ, rezultatet e këtij edicioni të katërt frëngjishtfolës janë pozitive.
“Kjo konferencë është thelbësore, sepse hap një hapësirë për diskutim mbi çështje thelbësore si barazia, klima dhe drejtësia sociale”, deklaron Christina Kitsos, këshilltare administrative përgjegjëse për kohezionin social dhe solidaritetin për qytetin e Gjenevës, cituar në njoftimin për shtyp.
Ndër të tjera ajo u shpreh se çdo vit, Gjeneva integron disa nga rekomandimet në programin e saj, si parandalimi i përdorimit abuziv të ekraneve, mbrojtja e mjedisit nëpërmjet respektimit të kartës së ushqimit të qëndrueshëm ose forcimi i partneriteteve me shoqatat aktive në parandalim dhe mbështetje për fëmijët viktima të dhunës (fizike, seksuale).
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?