Shqipëria
Tirana promovohet si vend për xhirime filmash në Hollywood
Kujtojmë se më datat 31 tetor deri më 5 nëntor, në Los Anxhelos u zhvillua Marketi Amerikan i Filmit, ku merrnin pjesë profesionistë nga e gjithë bota, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në vendin ku kinematografia merr jetë ndryshe, aty ku kanë ndodhur eventet më të rëndësishme të kësaj industrie – pikërisht në Hollywood! – Tirana Film Office, si pjesë e Agjencisë së Industrisë Kreative (Agjenci në varësi të Bashkisë së Tiranës) ishte prezente përgjatë ditëve të marketit.
“Takimet me producentë amerikanë dhe aziatikë ishin ato që u veçuan nga pjesëmarrja e TFO në American Film Market. Promovimi i Tiranës si një lokacion ideal për xhirime erdhi si një propozim që tërhoqi maksimalisht vëmendjen e prodhuesve të filmit dhe regjisorëve të rinj, të cilët e panë kryeqytetin nga një tjetër këndvështrim. Përfaqësuesit e TFO njëkohësisht i njohën profesionistët e filmit me gjithçka që ofron industria vendase: nga kapacitetet e grupeve të xhirimit, deri tek mundësitë që ofrojnë studiot e prodhimit. Krijimi i Zyrës së Filmit erdhi thuajse dy vite më parë si ide e Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, për ta bërë Tiranën më të njohur dhe të aksesueshme në tregun ndërkombëtar kinematografik, e njëkohësisht për të shfaqur më të mirën e kryeqytetit nëpërmjet rrugës së filmit. Një sektor ky i cili vjen si vlerë e shtuar për Bashkinë e Tiranës dhe stategjitë promovuese përtej kufijve”, thekson Jonid Jorigji, drejtor i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë e Tiranës.
Përpos shkëmbimit të eksperiencave në prodhimin e filmit, përfaqësuesit e TFO u ftuan në studio e shtëpisë filmike Warner Bros Pictures, ku u diskutua më tej mundësia për bashkëpunime për projektet e ardhshme, duke e parë kështu Shqipërinë si lokacion të mundshëm filmik. E gjithë eksperienca në American Film Market, sëbashku me shumë nga pjesëmarrësit kryesorë në AFM do të jenë prezentë në eventin më të rëndësishëm kinematografik, Balkan Film Market. Ky i fundit do të mbahet në Tiranë në datat 13-17 dhjetor, duke sjellë këtë herë një frymë ndryshe në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojës për profesionistët e fushës audiovizive.
“Promovimi i kryeqytetit në aspektin kinematografik është gjithmonë në qendër të vëmendjes për Tirana Film Office, jo vetëm në Europë, por kudo ku industria filmike është në maksimumet e veta. Diçka është e sigurt: shumë shpejt do ta shohim Tiranën si imazh të ri në filma nga më të ndryshëm”, tha Jonid Jorgji nga Agjencia e Industrisë Kreative. /ata
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër