Futboll
Mediumi zviceran shkruan për shpërthimin e Zhegrovës
Futbollisti shqiptar, Edon Zhegrova, ka munguar në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, pasi në të njëjtën kohë ishte në detyrë me klubin e tij francez, Lille, përcjell albinfo.ch.
Por, ai nuk do të jetë as për ballafaqimin me Zvicrën të shtunën, pasi nuk është ftuar nga trajneri Primoz Gliha dhe për këtë situatë, ai ka reaguar në rrjetet sociale, duke hedhur akuza ndaj drejtuesve te Federatës së Futbollit të Kosovës dhe përgjegjësve të kombëtares, për të cilët ka thënë se marrin vendime individuale dhe se bëjnë thashetheme e intriga kundër tij.
Për këtë situatë, ka shkruar edhe mediumi i madh zviceran “90 min”, duke e trajtuar si “problem serioz” te Kosova.
“Ka shumë zhurmë me kundërshtarin e radhës së Zvicrës, Kosovën, përpara duelit kualifikues në Bazel (e shtunë, ora 20:45). Në mes të gjithë kësaj është ish-lojtari i FCB-së, Edon Zhegrova. Futbollisti i Lille humbi ndeshjen kualifikuese kundër Izraelit (1-0) të dielën, sepse ai ishte në aksion me klubin e tij në Ligue 1 kundër Toulouse në të njëjtën kohë. Megjithatë, anësori do të ishte në dispozicion për ndeshjet e ardhshme kundër Zvicrës dhe Bjellorusisë. Por tani Zhegrova mesa duket nuk ftohett më në kombëtare. “Nëse nuk vini për këtë lojë, atëherë harroni dy të tjerat. Ne nuk kemi nevojë për ju”, citon Zhegrova federatën në historinë e tij në Instagram”, shkruan mediumi zviceran.
Ndryshe, Zvicra dhe Kosova do të ballafaqohen të shtunën në Bazel.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer