Lajme

Erërat e forta për pak sa nuk shkaktuan tragjedi në avionin që ateroi në Kanada

Një avion i Air Canada që fluturonte nga Tokio drejt Torontos ka rrezikuar të përplaset gjatë uljes në pistë për shkak të erërave të forta në aeroportin Pearson.

Një video e shpërndarë të hënën nga Wake Turbulence Aviation, tregon avionin Boeing 777-300ER që lëkundet gjatë uljes dhe në një moment bishti prek pistën.

Avioni më pas vijon të kërcejë majtas-djathtas në pistë, përpara se piloti ta stabilizojë atë, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.

Erërat e forta që shkaktuan incidentin me fluturimin e nisur nga Narita, sipas Air Canada, kanë qenë me shpejtësi 31.5 km/h deri në 48 km/h.

VIDEO:

https://youtu.be/72mFk_jGcT0