Lajme

Shtëpia ku lindi Hitleri i dorëzohet për përdorim policisë austriake

Shtëpia dhe mjediset përreth ku lindi Adolf Hitleri do të shndërrohen në një stacion policie që do të strehojë deri në 50 oficerë. Ky është vendimi më i fundit i autoriteteve austriake, që treguan të enjten planin për transformimin e objektit.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme austriake vjen pas disa vitesh debate se si të parandalohej shndërrimi i shtëpisë në një vend pelegrinazhi për neo-nazistët.