Maqedonia

SHBA i fut në listë të zezë 10 persona nga Ballkani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme kanë futur në listën e zezë 10 individë, në shpallejne rundit të radhës të sanksioneve ekonomike në Ballkan.

Në faqen zyrtare të Thesarit amerikan, bëhet e ditur se individët e sanksionuar janë nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, shkruan albinfo.ch.

Sipas njoftimit ata janë: Savo Cvijetinoviq, Petar Gjokiq, Dushko Peroviq dhe Nenad Popoviq nga Bosnja e Hercegovina; Miodrag Davidoviq dhe Branisllav Miqunoviq nga Mali i Zi; Ratka Kunoska Kamceva, Irina Samsonenko dhe Sergey Samsonenko nga Maqedonia e Veriut; dhe Misha Vaçiq nga Serbia.

”Veprimi i sotëm rikonfirmon përpjekjet më të gjera të qeverisë amerikane për të promovuar paqen, stabilitetin dhe qeverisjen funksionale demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë nënsekretari për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare të Thesarit amerikan, Brian E. Nelson, përcjell REL.