Lajme

BE lehtëson procedurat për punëkërkuesit nga vendet e treta

Derisa BE-ja përballet me mungesa të vazhdueshme të fuqisë punëtore në një sërë sektorësh në të gjitha nivelet e aftësive. Për këtë problematikë në vazhdimësi sytë janë drejtuar drejt vendeve jashtë saj për të marrë fuqinë punëtore, përcjell albinfo.ch.

Në këtë drejtim, Komisioni Evropian ka prezantuar sot një paketë për të tërhequr talentet jashtë vendeve të BE-së.

Paketa e paraqitur nga komisionerja për punët e brendshme Ylva Johanson synon lehtësimin e lëvizshmërisë brenda unionit në kushtet e mungesës së kapaciteteve në një sërë sektorësh.

Masat përfshijnë përshtatjen e punëdhënësit në Bashkimin Evropian me punëkërkuesit nga vendet e treta, si dhe masa për të promovuar njohjen e kualifikimeve dhe lëvizshmërinë e nxënësve.

“Lehtësimi i njohjes së kualifikimeve dhe vërtetimi i aftësive të fituara në vendet jo-BE është një mundësi kyçe për punëdhënësit që kërkojnë punëtorë të kualifikuar dhe për shtetasit e vendeve të treta që kërkojnë qasje në tregun e punës së BE-së, si dhe integrimin e tyre në shoqëritë pritëse”, thuhet në njoftimin e Komisionit Evropian.