Kosova
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, zhvillon takime në Parlamentin Evropian
Gjatë ditës së dytë të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, fillimisht takoi grupet politike në Parlamentin Evropian.
Në Parlamentin Evropian ministrja Gërvalla u prit nga Manfred Weber, President i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Philippe Lamberts, Bashkëpresident i grupit të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian dhe eurodeputetët Klemen Grošelj nga grupi i partive liberale “Renew” dhe Thomas Waitz nga grupi i të Gjelbërve.
Gjatë këtyre takimeve ministrja Gërvalla i njoftoi eurodeputetët rreth arritjeve të Kosovës në shumë fusha dhe aspiratat euroatlantike të saj.
“Bisedat u përqendruan edhe rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, duke përfshirë edhe situatën e sigurisë pas aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës. Ministrja Gërvalla falënderoi eurodeputët për rezolutën e fundit të Parlamentit Evropian, ku me gjuhë të vendosur u dënua agresioni serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Ministrja Gërvalla takime zhvilloi edhe në Senatin e Belgjikës, ku u prit nga senatori Fourat Ben Chikha, anëtar i delegacionit të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), të cilin e informoi rreth progresit të Kosovës në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, të të drejtave të njeriut, grupeve të margjinalizuara dhe të drejtave individuale të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë. Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe falënderoi për votën pozitive të Belgjikës në etapën e parë, tashmë të përmbyllur, të anëtarësimit dhe shprehu shpresën e saj për mbështetje të delegacionit belg edhe në PACE.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor