Kosova

Filmi shqiptar, premierë në “Winterthur Film Festival” në Zvicër

Zvicra ishte vendi ku filmi “Hana e Re”, me regji dhe skenar nga Jehona Berisha, pati premierën ndërkombëtare të jashtëzakonshme në “Winterthur Film Festival” në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Premiera u prit me vlerësim të lartë nga publiku dhe kritikët në festivalin e filmit “Winterthur Film Festival”.

Gjatë shfaqjes së premierës ishin të pranishëm, përveç regjisores Jehona Berisha, edhe producenti i filmit Jetmir Zenelaj si dhe aktoret kryesore Rozafë Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili dhe Qëndresë Jashari.