Kosova

Fitorja e Kosovës po konsiderohet “pikë” për Zvicrën

Për shkak se Kosova fiton në shtëpi kundër Izraelit, Zvicra mund të sigurojë kualifikimin për Kampionatin Evropian të mërkurën.

Kombëtarja e Zvicrës mund ta përballojë fazën finale të kualifikimeve për Kampionatin Evropian me më shumë gjakftohtësi se ç’duhej, pasi humbja 1-0 e Izraelit në Kosovë të dielën në mbrëmje përmirësoi pozicionin startues të Zvicrës, sipas mediave zvierane, shkruan albinfo.ch.

Me katër pikë rezervë për Izraelin dhe pesë për Kosovën, kombëtarja zvicerane kalon në javën e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Evropian me ndeshjet kundër Izraelit, Kosovës dhe Rumanisë. Me një fitore të mërkurën në Hungari ndaj izraelitëve, Zvicra do të siguronte kualifikimin në Kampionatin Evropian 2024 në Gjermani, përcjell SRF.