Kosova

Borrell nesër kryeson mbledhjen BE-Ballkani Perëndimor, me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nesër do të kryesojë takimin me gjashtë ministrat e Jashtëm të rajonit, BE- Ballkani Perëndimor.

Sipas njoftimit, ndër temat e diskutimit do të jenë sfidat e përbashkëta të sigurisë dhe bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, shkruan albinfo.ch.

“BE-ja mbështetet në anëtarët e saj të ardhshëm për përgjigje të bashkuara ndaj sfidave aktuale gjeopolitike nëpërmjet solidaritetit dhe bashkëpunimit të ngushtë. Ata do të diskutojnë sfidat e përbashkëta të sigurisë. Bashkëpunimi në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Përgatitja e ngjarjeve të ardhshme të nivelit të lartë. Të ndërtojmë qëndrueshmëri dhe të promovojnë paqen, sigurinë dhe demokracinë në kontinentin tonë”, thuhet në njoftim.