Shqipëria

Skiatorja shqiptare, me paraqitje pozitive në Finlandë

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, ka pasur paraqitje tejet pozitive gjatë garave të slalomit “World Levi Cup” në Finlandë.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) njoftoi të dielën se Colturi është renditur në vendin e 22-të gjatë ditës së parë mes 65 skiatoreve, ndërsa në garën e 30 skiatoreve më të mira të botës, ajo u pozicionua në vendin e 25-të.

Sipas KOKSH, falë saj, Shqipëria po bëhet e njohur kudo në botë edhe në këtë disiplinë sportive.

“World Levi Cup” bën bashkë sportistët më elitarë të skive, duke u përfaqësuar denjësisht me paraqitjet e Lara Colturi-t.