Lajme
Policët gjejnë një gjarpër të gjatë 2.5 metra në makinën ku ishin dy kosovarë
Gjatë një kontrolli të policisë, shërbimet e urgjencës kanë mbetur të habitur. Në bagazhin e një makine ishte një piton tigër 2.5 metra të gjatë në një kuti stiropori
Një patrullë policie vëren një automjet të dyshimtë. Është pak para orës 3 të mëngjesit. Makina, e regjistruar në kantonin Zug, u ndalua dhe u kontrolluan pasagjerët, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë së Zug-ut, në veturë ndodheshin katër persona: një kosovar 27-vjeçar, një kosovar 31-vjeçar, një francez 18-vjeçar dhe një zviceran 20-vjeçar.
Policia ka kontrolluar automjetin. Ajo që policia gjen aty është: një sasi e vogël lënde narkotike dhe një kuti stiropori e mbyllur në bagazh. Përmbajtja: Një gjarpër i madh, shkruan gazeta Züger Zeitung. Më saktësisht: një piton tigër që është afërsisht 2.5 metra i gjatë dhe peshon rreth 15 kilogramë.
Zvarraniku u ekzaminua më pas nga një ekspert gjarpërinjsh në zyrat e policisë së Zugut dhe u “konfiskua”. Sipas policisë së Zugut, të katër personat kanë bërë deklarata të ndryshme për origjinën e gjarprit. Megjithatë, duke qenë se posedimi i tyre kërkon leje dhe një leje e tillë nuk disponohej, zvarraniku u transportua në një klinikë të specializuar për kafshë të tilla.
Sipas ekzaminimeve fillestare, gjarpri ishte në gjendje të mirë shëndetësore, përcjell albinfo.ch. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se njëri prej burrave kishte me vete dy letra të rreme. Këto ishin të siguruara. Tashmë 31-vjeçari (kroat, siç shkruan në vazhdim të tekstit!) do të mbajë përgjegjësi për këtë.
(Foto: Policia Kantonale, Zug)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër Nga 1 janari 2025, konsumatorët do të mund të ndryshojnë modelin e tyre të sigurimit kur...
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor