Lajme

Rexhep Rexhepi nga Zvicra bashkëpunon me “Louis Vuitton”, prodhon orë që kushtojnë mijëra dollarë

Rexhep Rexhepi është shqiptari nga Kosova, i cili së fundmi ka bërë një marrëveshje me Louis Vuitton, shkruan albinfo.ch.

Pa dyshim se ky është një sukses shumë i madh për një shqiptar nga Kosova, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Rexhep Rexhepi është një shqiptar që ka arritur të ketë mjaft sukses në Zvicër.

Ai në moshën 25-vjeçare krijoi markën e tij të orëve “Akrivia”, që në greqishten e vjetër do të thotë “Saktësi”.

AKRIVIA është një atelie e re e orëve me bazë në Gjenevë, e themeluar në vitin 2012 nga Rexhep Rexhepi.

Në fillim kishte në punëtori të vogël në banesën e tij, duke krijuar lëvizje të reja nga banesa e tij, Rexhep e rriti kompaninë vit pas viti në një markë të njohur ndërkombëtarisht me orë të vlerësuara dhe në pronësi të koleksionistëve më të dalluar në botë.

Tani ai ka filluar të bashkëpunojë me “Louis Vuitton”, ku një orë e prodhuar kushton 500 mijë dollarë. /Albinfo.ch

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm