Shqipëria

Shqipëria, vendi me më së paku vjedhje të shtëpive në Evropë

Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të vjedhjes së shtëpive në Evropë. Kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë një adresimi publik, ai theksoi se siguria vlerësohet shumë edhe nga turistët që vizitojnë vendin, përcjell albinfo.ch.

“Gjëja që e dëgjon nga të gjithë ata që vijnë turistë në Shqipëri është siguria. Siguria do të bëhet një mall gjithmonë e më i shtrenjtë në Europë. Ku sot habitesh, por është shumë e thjeshtë dhe ndodh shumë shpesh që vijnë të huajt këtu dhe thonë, vjen natën dhe nuk ke asnjë ndjesi pasigurie. Dilni njëherë natën, ku të duash”, tha Rama.