Maqedonia

Partitë në Maqedoni nisin para kohe fushatën zgjedhore

Edhe pse nuk është caktuar ende data e zgjedhjeve, partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë nisur fushatën zgjedhore.

Zgjedhjet për Kuvendin e ri prej 120 deputetëve dhe presidentin e shtetit duhet të mbahen vitin e ardhshëm. Mirëpo, data për mbajtjen e tyre do të caktohet më së voni në dhjetor, bazuar në paralajmërimin e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.

Presidenti zgjidhet në votime nga qytetarët në dy runde zgjedhore, por opozita kërkon që rundi i dytë të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare dhe nëse për këtë pajtohen edhe partitë në pushtet, atëherë si data të mundshme janë 5 ose 8 maji i vitit të ardhshëm.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka thënë se nëse partitë nuk merren vesh deri në dhjetor, atëherë ai në fund të këtij muaji do të shpallë datat për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.