Futboll
Rrëfehet shqiptari që grabiti vilën e Ronaldos, tregon pse nuk e vodhi edhe atë të Messit
Në Spanjë, futbollistë të famshëm si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos, Alvaro Morata e Karim Benzema kanë rënë pre e grabitësve, që kanë hyrë në rezidencat e tyre, teksa yjet e La Ligas ishin të angazhuar në fushën e lojës.
Në disa prej rasteve grabitësit kanë qenë shtetas shqiptarë, të cilët veprojnë në zonat luksoze të Marbella, Madrid, Valencia e Barcelonës.
Pikërisht njëri prej “skifterëve” shqiptarë më në zë, i cili njihet me nofkën “Alberto”, është rrëfyer në një intervistë për gazetarin Carlos Quílez, në podcastin ‘Sumario Abierto’ të gazetës spanjolle El Español, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Fillimisht grabitësi shqiptar, i cili pretendon se kontrollon një rrjet prej 100 “skifterësh”, ka rrëfyer grabitjet në shtëpitë e Benzema-s, Ronaldo-s dhe Johan Cruyff.
“Ne e grabitëm Benzemën në rastin kur ai nuk na kapi. Ne gjithashtu tentuam të vidhnim shtëpinë e Cristianos në Madeira, por plaçka nuk ishte joshëse”, tha Alberto.
Më pas ka treguar se në vitin 2012 hynë në shtëpinë e Cruyff, pa e ditur se ishte e tija dhe se dolën prej aty me vetëm 20.000 euro sende të vjedhura. Sapo u futën brenda, vunë re fotot e tij me Dennis Bergkamp dhe arritën të kuptonin se me kë kishin të bënin.
Më pas ai ka treguar se si i është shmangur tundimit për të vjedhur shtëpinë e tetë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messi.
Kreu i bandës së grabitësve nga Shqipëria dhe Kosova, i cili aktualisht është në arrati, tha se shmangu “pleshtin” argjentinas nga lista e tij sepse kishte shumë respekt për të.
“Rreth një vit më parë të tjerë më ofruan (për ta vjedhur) shtëpinë e prindërve të tij, të familjes së Messit. Messi ishte në Paris në atë moment. Shkova për ta parë, sepse e njoh shumë mirë zonën. Nuk doja për shkak të respektit për Messin. Nuk e kam bërë pasi kam respekt ndaj tij. Pikë”.
Më tej, skifteri shqiptar ka zbuluar se ka parandaluar edhe të tjerë që ta grabisnin rezidencën e Messit.
“Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të grabisnin shtëpinë e Messit, njerëzit që më kërkonin mendim, por nuk mund t’i ndaloj të gjithë… Për aq sa kam mundur t’i ndaloj, jam shumë krenar.”
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha