Shqipëria

Shqipëria dhe Italia arrijnë marrëveshje për trajtim të refugjatëve

Një marrëveshje për trajtim të refugjatëve është nënshkruar sot mes Shqipërisë e Italisë gjatë vizitës zyrtare që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka zhvilluar në Itali, ku është pritur nga homologia e tij italiane, Girogia Meloni.

Rama në konferencë për media tha se pas futjes në Itali, emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së. Rama ka thënë se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

“Shqipëria nuk është një vend i BE-së, por është shtet evropian. Ne jemi në Evropë, jemi një shtet evropian. Kjo nuk na pengon për të parë botën si evropianët. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së, sepse ka një diferencë të madhe mes asaj që lidh Shqipërinë me Italinë dhe italianët me shqiptarët. Sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet”, tha kryeninistri Rama.

Ndërsa kryeministrja italiane, Meloni, ka thënë se Italia do të japë fonde për realizim të kësaj marrëveshjeje.