Futboll

Xherdan Shaqiri, në stërvitje me Luganon në Zvicër

Xherdan Shaqiri është kthyer në Zvicër, pas humbjes së play-offit të MLS-së, për të qëndruar në formë si vitin e kaluar me klubin partner të Çikagos, Lugano.

Sipas njoftimit nga skuadra e Luganos, 32-vjeçari do të përgatitet për kualifikueset e Kampionatit Evropian më 15 nëntor në Hungari kundër Izraelit, më 18 nëntor në Bazel kundër Kosovës dhe më 21 nëntor në Bukuresht kundër Rumanisë, përcjell albinfo.ch.

Në anën tjetër, Shaqiri është shprehur shumë i lumtur që do të stërvitet në Lugano.

“Faleminderit FC Lugano. Pres me padurim që nga e hëna të përgatitem sërish për kombëtaren”, është shprehur ai.