Kosova
Avokati amerikan flet me shifra, zbulon sa u kushton shqiptarëve “ëndrra amerikane”
Kostoja për një avokat dhe tarifat e aplikimit variojnë nga 8000 deri në 20.000 dollarë mesatarisht.
Avokati Gary Yerman ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për “Good Morning Albanians”, ku ka treguar se sa mund t’i kushtojë një shqiptari “ëndrra amerikane”, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se një shqiptar, i cili do të fillojë këtë proces dokumentesh, duhet të paguajë diku te 8-20 mijë dollarë për avokatin.
“Nëse vini këtu me një vizë turistike dhe jeni duke kërkuar për një punëdhënës dhe doni të nisni këtë proces, kostoja për një avokat dhe tarifat e aplikimit variojnë nga 8000 dollarë deri në 20.000 dollarë mesatarisht.
Ky është një proces me tre hapa dhe shumica e avokatëve ju lejon të paguani me këste. Ju bëni një pagesë fillestare për të nisur procesin. Ndoshta pas një viti në fazën e dytë, ju duhet të bëni pagesën e dytë”, tha avokati.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe Reshjet e borës ndonjëherë të dendura janë një dhuratë e mirëpritur e Krishtlindjeve për vendpushimet e...
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm